Gjermania kundër Danimarkës

Futboll

Gjermania kundër Danimarkës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:59
Gjermania kundër Danimarkës

Përfaqësueset europiane të futbollit kanë nisur prej disa ditësh grumbullimit për përgatitjet e fundit në kuadër të “Euro 2020” dhe në këtë kontekst do të zhvillojnë miqësoret e nevojshme për kolaudimin e grupit para se të nisin ndeshjet e turneut. Katër nga tetë miqësoret e kësaj të mërkurë do të transmetohet në SuperSport, që sigurisht ka përzgjedhur ato që kanë më shumë interes për futbolldashësit shqiptarë.

Në orën 20:45 do të transmetohet Holandë-Skoci, që do të luhet në “Estadio Algarve”, në Portugali, kuptohet pa praninë e spektatorëve. Këto dy përfaqësuese janë përballur 11 herë me njëra tjetrën, me bilancin që anon nga “Tulipanët”, të cilët kanë triumfuar në pesë raste, ndërsa në tri përplasje kanë fituar skocezët (tri të tjera kanë përfunduar barazim).

Një miqësore mjaft interesante do të luhet në një vend neutral, në orën 21:00, mes Gjërmanisë dhe Danimarkës. Trajneri Joakim Lowe, i cili do të tërhiqet zyrtarisht nga drejtimi i “Mannschaft” në përfundim të Europianit, po bën kolaudimet e fundit para një turneu që është shansi i fundit për të fituar një tjetër trofe madhor (pas Botërorit 2014) në krye të përfaqësueses, të cilën e drejton që nga viti 2006.

Po në orën 21:00, do të transmetohet Angli-Austri, sfidë që do të zhvillohet në Middlesbrough. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” është e mbushur me talente, por mbetet për t’u parë se sa i aftë do të jetë Gareth Southgate për t’u treguar rrugën e suksesit. Kujtojmë që në listën përfundimtare të shpallur nga Southgate është përfshirë edhe talenti 17-vjeçar i Borussias së Dortmundit.

Miqësorja e fundit e mbrëmjes do të luhet në orën 21:05 mes Francës dhe Uellsit në “Allianz Riviera” të Nicës. Skuadra e Deschamps është ndër favorite kryesore për të triumfuar në Europian, aq më tepër që në momentin e fundit është kthyer në përfaqësuesen e “Gjelave” edhe Karim Benzema, i cili ka qenë i përjashtuar që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat