Reagon trajneri i Anglisë

Futboll

Reagon trajneri i Anglisë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:15
Reagon trajneri i Anglisë

Geret Southgejt ka reaguar rreth kritikave që përse ka ftuar katër mbrojtës të djathtë në Kampionatin Evropian.

“Ne e kaluam këtë edhe javën e kaluar. Po, kemi katër lojtarë që ndonjëherë luajnë në mbrojtje të djathtë me klubet e tyre.

Por, Kieran është këtu dhe ai ka qenë duke luajtur si mbrojtës i krahut të majtë dhe si mbrojtës i djathtë.

Ris Xhejms ka qenë duke luajtur në të djathtë ose edhe si mbrojtës me tre. Trent luan si mbrojtës i djathtë dhe Kajlli Uallker ka luajtur në pjesën e qendrës për ne në tre dhe gjithashtu kemi luajtur me të si mbrojtës i majtë në një lojë kundër Danimarkës. Në thelb ata janë 26 futbollistët tanë më të mirë dhe kjo është arsyeja pse ata janë në skuadër dhe nëse do të kisha zgjedhur një mbrojtës të djathtë të pestë ose të gjashtë, unë ndoshta do ta kisha bërë”, ka shtuar më tej Sauthgejt.

Anglia fillon përgatitjet e saj për Euro 2020 me një lojë miqësorë kundër Austrisë në Midëllsbrou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat