Chiellini rinovon, De Ligt është i blinduar

Futboll

Chiellini rinovon, De Ligt është i blinduar

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:49
Chiellini rinovon, De Ligt është i blinduar

Massimiliano Allegri donte goditjen e parë në mbrojtje dhe ishte i kënaqur: Giorgio Chiellini do të rinovojë edhe për një vit tjetër me Juventusin. Një konfirmim që llogaritet si një “blerje” e rëndësishme. Jo vetëm për karizmën e kapitenit, i cili do të mbushë 37 vjeç më 14 gusht, por për atë që jep në fushë. Kur Chiellini ishte protagonist (25 paraqitje në kampionat dhe kupë, sezonin e kaluar), shpesh spiakti si një nga më të mirët.

Allegri gjithmonë ka pasur afeksion për Giorgio dhe, gjatë vizitës së tij të fundit në “Sky Sports Club”, e përsëriti këtë edhe një herë: “Kur luante dyshja Chiellini dhe Barzagli ishte një mur i jashtëzakonshëm. Dyshja mbrojtëse më e mirë në ligën italiane. Kundër Cagliari pashë Giorgio të bënte dy ndërhyrje vendimtare mbrojtëse dhe isha gati i emocionuar”.

Për të gjitha këto arsye, Max nuk donte të hiqte dorë nga kapiteni. Allegri, natyrisht është i vetëdijshëm se Giorgio nuk do të jetë në gjendje t’i luajë të gjitha ndeshjet. Një aktivizim me kohë të pjesshme është i mjaftueshëm edhe për vetë kapitenin.

Ndërkohë, De Ligt është i blinduar, konsiderohet titullar i padiskutueshëm. Bonucci, nga ana tjetër, duket se do të alternohet me kapitenin, në varësi të gjendjes fizike të secilit. Këto tre emra konsiderohen si “muri” i qendrës së prapavijës bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat