Ja sa vite ka Vllaznia pa luajtur në Kupat e Europës

Futboll

Ja sa vite ka Vllaznia pa luajtur në Kupat e Europës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:59
Ja sa vite ka Vllaznia pa luajtur në Kupat e Europës

Vllaznia do të rikthehet të luajë në Kupat e Europës pas plot 10 vitesh. Mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s ia ka ulur ndjeshëm koeficientin klubit shkodran.

Për herë të fundit kuqeblutë kanë luajtur në Ligën e Europës në periudhën qershor-korrik 2011, kur president ishte Valter Fushaj.

Në turin e parë kaluan maltezët e Birkirkarasë, ndërsa në të dytin u eliminuan nga zviceranët e Thunit.

Duke qenë të vendosur në vazon e ekipeve jofavorite, tashmë shkodranët rrezikojnë të përballen edhe me klube si Maribori (Slloveni) apo Sarajeva (Bosnjë) në turin e parë të Ligës së Konferencës. UEFA do të hedhë shortin më 15 qershor dhe kuqeblutë do të mësojnë rivalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat