Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:40
Mungon vetëm firma

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe mungon vetëm firma e tij me një kontratë 2-vjeçare në Camp Nou.

E ardhmja e argjentinasit ka qenë në dyshim, me kontratën aktuale që mbaron në fund të këtij muaji, por blaugranasit mund të marrin frymë lirisht tashmë.

Pasi tentoi të largohej nga Barça në fillim të sezonit 2020/21 për shkak të marrëdhënies që kishte me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, Messi duket se ka gjetur qetësinë që prej ardhjes së Joan Laporta si president.

Afrimi i Sergio Aguero, shokun e tij të ngushtë dhe të skuadrës kombëtare, e ka ndihmuar Messi-n në vendimin e tij fina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat