Ibraimi: Ja si e binda shqiptarin e Dinamos së Zagrebit

Futboll

Ibraimi: Ja si e binda shqiptarin e Dinamos së Zagrebit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:57
Ibraimi: Ja si e binda shqiptarin e Dinamos së Zagrebit

Ish-lojtari i kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibraimi, kapiten i Kukësit në sezonin që u mbyll, tregoi në mediat maqedonase se si e bindi Arijan Ademin të luante për ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti në fjalë është titullar i Dinamos së Zagrebit, ku ka luajtur 191 ndeshje deri tani. Ai kishte përfaqësuar kombëtaret e Kroacisë deri te U-21. Ibraimi thotë se ishte e vështirë, sepse Ademi hezitonte, ngaqë Maqedonia në atë kohë nuk ishte as në 100 ekipet më të mira të renditjes së FIFA-s:

“Ishte e vështirë në fillim. Ne dëshironim që ai të ishte pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Unë dhe babai im e bindëm të vinte, sepse e dinim se ai mund të na ndihmonte shumë. Tani e shohin të gjithë se kishim të drejtë.

nuk dëshironte, gjë që është normale, sepse ne ishim kombëtarja e 110-të në renditjen e FIFA-s, por hap pas hapi arritëm ta bindim. Ademi tani është një lojtar kryesor në ekipin kombëtar. Ne jemi shumë, shumë më të fortë dhe më të mirë me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat