Boateng në llupën e Romës

Futboll

Boateng në llupën e Romës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:27
Boateng në llupën e Romës

Roma vazhdon të ushtrojë presion për të siguruar shërbimet e Jerome Boateng, i cili do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të qershorit.

Trajneri Jose Mourinho kërkon futbollistë me eksperiencë për të përforcuar mbrojtjen dhe gjermani duket se i plotëson kërkesat e trajnerit portugez.

Drejtuesit e verdhekuqve për të bindur lojtarin i kanë ofruar atij kontratë dyvjeçare me pagë që kap shifrën e 6 milionë eurove.

32-vjeçari po vlerëson me kujdes ofertat, pasi edhe Monaco dhe disa ekipe nga MLS kanë shfaqur interes për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat