Klubi Futbollistik ‘Dushkaja’ që garon në Ligën e Dytë, nga edicioni i ri do të vazhdojë me emër të ri.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ligës së Dytë të Kosovës.
KF Rilindja 1947 do të jetë emri i ri i klubit, ku pritet edhe ndryshimi i logos.
Klubi nga Gjakova e përfundoi sezonin e fundit në vendin e 10-të në tabelë.
Nga 30 ndeshje kishin nëntë fitore, pesë barazime dhe 16 humbje, duke grumbulluar 32 pikë.