Ancelotti nuk e ndryshon planin e Realit

Futboll

Ancelotti nuk e ndryshon planin e Realit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:27
Ancelotti nuk e ndryshon planin e Realit

Edhe pse shumë persona menduan se situata do të ndryshonte me ardhjen e Carlo Ancelottit te Real Madrid, por mesa duke asgjë nuk do ndryshojë në stol.

Tekniku italian erdhi me ide të qarta në skuadër dhe dëshiron t’i shesë lojtarët, si Isco, Marcelo dhe Gareth Bale, tre lojtarë që nuk janë në projektin e tij për edicionin 2021/22.

Por kjo nuk është e gjitha, ngase Ancelotti ka ide të qarta se të tre lojtarët nuk do jenë as në parapërgatitje, duke iu dhënë mundësi të gjejnë klubin e ardhshëm.

Më i dyshimti mbetet Bale, i cili ka pagë të lartë dhe shpesh herë ka refuzuar ofertat në mënyrë që të qëndrojë të “Los Blancos”.

Juventus dhe Fenerbahce kanë interesim për Marcelon, Isco është në ‘radarin’ e Sevillas, derisa Bale mund të vazhdojë huazimin te Tottenham, të transferohet te Roma i Jose Mourinhos ose edhe kalimi në MLS nuk përjashtohet.

Ndërkohë, me shitjen e Bale, Reali do ta këtë shumë të lehtë të kompletojë transferimin e Kylian Mbappe nga PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat