Morata dhe pyetja e Cristiano Ronaldo-s që befasoi gjithë skuadrën: Askush nga ne nuk e dinte…

Futboll

Morata dhe pyetja e Cristiano Ronaldo-s që befasoi gjithë skuadrën: Askush nga ne nuk e dinte…

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 21:01
Cristiano Ronaldo, Morata

Alvaro Morata po përgatit për të qenë protagonist në Europian me Spanjën. Sulmuesi i Juventus ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Radio MARCA.

“E ardhmja? Nuk e di ku do të luaj. Tani, jam këtu dhe Juanma (menaxheri i tij) është ai që merret me gjithçka”, ka thënë Morata.

“Nuk kam lajme dhe të nesërmen do të më telefonojë dhe do të më thotë: ‘do të luash këtu’. Kemi një shtëpi në Madrid dhe aty ndihemi shumë mirë”.

Spanjolli ka folur edhe për marrëdhënien me CR7:

“Ka qenë gjithmonë e mirë. Është e vërtetë se kur ishim në Madrid diferenca e moshës dallohej më shumë. Unë isha shumë fëmijë dhe kjo dukej në disa gjëra. Por mbaj mend se gjatë një faze parapërgatitore më ka dhuruar një iPhone dhe më ka trajtuar shumë mirë”, ka thënë Morata.

“Tani i flas për gjithçka. Është nj si nja xhaxha shumë i ditur, që tregon anekdota. Në darkën e fundit të skuadrës flitej për ushqim dhe na ka pyetur se cili ishte rekordi i një njeriu pa ngrënë. Askush nga ne nuk e dinte dhe kemi mbetur të befasuar nga pyetja e tij. Di me të vërtetë gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat