​Ndeshja e parë pas pesë vitesh, Benzema e humb penalltinë

Futboll

​Ndeshja e parë pas pesë vitesh, Benzema e humb penalltinë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 22:40
Karim Benzema

Momentalisht, në miqësoren mes Francës dhe Uellsit rezultati është në favor të “Gjelave”, ku udhëheqin 1:0.

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema ka bërë sot rikthimin e tij pas pesë vitesh tek Kombëtarja e Francës, ku miqësoren kundër Uellsit e ka filluar nga minuta e 1’, por jo edhe në mënyrën më të mirë, përcjell KosovaPress.

Në minutën e 26’, mbrojtësi i Liverpoolit Neco Williams shkakton penallti pas lojës me dorë brenda 16 metërshit, kështu duke ia dhënë mundësinë Benzemas që të rikthehet me gol në Kombëtaren e Francës, por sulmuesi i Realit nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, kështu duke mos konkretizuar me gol nga pika e bardhë.

Golin e avantazhit tek Franca e shënoi ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, në minutën e 35’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat