Barcelona – admirues i Laportes

Futboll

Barcelona – admirues i Laportes

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:32
Aymeric Laporte

Barcelona është duke vëzhguar nga afër situatën e mbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

27-vjeçari ka humbur pozitën në formacionin bazë, derisa këtë edicion ka bërë vetëm 27 paraqitje me “Qytetarët".

Laporta ishte zëvendësues i panevojshëm në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa nuk zhvilloi asnjë minutë as në gjysmëfinale ose çerekfinale.

Sipas Sport, Barcelona e pëlqen qendërmbrojtësin dhe do provojnë ta transferojnë gjatë verës.

Laporte ka edhe katër vite kontratë të mbetur me Cityn, andaj që të largohet, Barcelona do detyrohet të paguajë një vlerë të lartë.

Ndërkohë, që nga transferimi te City në vitin 2018, Laporte ka bërë 111 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat