Ironia e Ancelottit

Futboll

Ironia e Ancelottit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:33
Ironia e Ancelottit

Carlo Ancelotti është prezantuar tashmë si trajner i Real Madrid për herë të dytë në karrierën e tij.

Në konferencë, italianin nuk mund të mos e pyesnin edhe për një transferim të mundshëm të Ronaldos, teksa.Ancelotti diti të shmangej.

“Nuk më duket korrekte të flasë për Ronaldon duke qenë se ka kontratë me një klub tjetër që është Juventus. Mund të flas për afeksionin që kam ndaj tij dhe lumturinë kur shoh se bën mirë te Juventus duke shënuar shumë gola.

Një gazetar italian më pyeti nëse për mua Ronaldo është në fundin e karrierës. E pyeta sa gola kishte bërë këtë sezon dhe më tha 30 ose 35. Atëherë i thashë se po Ronaldo ka rënë dhe se është në fundin e karrierës sepse ka bërë vetëm 30 gola, zakonisht shënon 50. Do të rhotë se po bie”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat