Kategoria Superiore për 3 vitet e ardhshme me emrin e ABISNET

Futboll

Kategoria Superiore për 3 vitet e ardhshme me emrin e ABISNET

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:49
Kategoria Superiore për 3 vitet e ardhshme me emrin e ABISNET

Kategoria Superiore për 3 vitet e ardhshme me emrin e ABISNET për 54 milionë lekë që shkojnë për klubet e elitës së futbollit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Liga Profesioniste e Futbollit që njofton nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale se  këtë të enjte është zhvilluar ankandi për shitjen e emrit të Kategorisë Superiore ku ishin kualifikuar dy kompani, Banka OTP Albania dhe Abisnet.

Në përfundim të ankandit ku vlera fillestare ishte 50 milionë lekë, fituese me ofertën më të mirë ka rezultuar kompania Abisnet, e cila për shumën e 54 milionë lekëve të reja, fiton të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit Kategoria Superiore për 3 sezonet e ardhshëm, deri në përfundim të sezonit 2023-2024.

Në këtë mënyë Liga Profesioniste e Futbollit e impenjuar verën e kaluar në një proces të gjatë beteje me ekzekutivin shqiptar për plotësimin e kërkesave për lehtësirat fiskale për futbtbollin, që edhe pse u premtuan nga qeveria ende nuk janë vënë në jetë, hedh një hap të rëndësishëm për mbarëvejtjen e futbollit shqiptar.

Procesi i shitjes së emrit, sic ndodh kudo në botë, vjen për herë të parë në Shqipëri si një procedure e domosdoshme në kushtet e reja të zhvillimit planetar, ku marketingu dhe përftimi maksimal nga produkti në këtë rast futbolli, është një ndër domosdoshmëritë e mbarëvatjes së organizimit futbollistik.

Shuma prej 54 milionë lekësh do të jetë një ndihmesë jo e vogël për klubet që në këtë mënyrë përfitojnë dicka më tepër, dhe padyshim një sinjal i mirë për rritjen e funksionalitetit të Ligës Profesioniste të Futbollit si një organ që përfaqëson pikërisht interesat e klubeve futbollistike të elitës.

“Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore.Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.” Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë.Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria Abissnet sh.a. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vijim 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024 me vlerën 54 Milionë lekë”, lexohet në komunikatën e Ligës Profesioniste të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat