Pritet të mungojë në ndeshjen e parë

Futboll

Pritet të mungojë në ndeshjen e parë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:48
Pritet të mungojë në ndeshjen e parë

Trajneri i përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez, ka bërë të ditur se kurdo që 29 vjeçari kthehet, ai në ndeshjet e evropianit do të jetë i detyruar të luajë duke bartur maskë në fytyrë.

“De Bryune pritet të mungojë në ndeshjen e parë. Ai ka gjasë të jetë i gatshëm për kampionatin evropian por nuk e dijmë se kur.

Është shumë herët të flasim për këtë gjë tani, meqë na duhet komfirmimi nga stafi mjekësor”, është shprehur Martinez.

Megjithatë, mesfushori i talentuar nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

De Bryune u lëndua në fytyrë, pas një përplasje me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger në finalen e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat