Challandes tregon si duhet të qasen lojtarët në miqësoren kundër Maltës

Futboll

Challandes tregon si duhet të qasen lojtarët në miqësoren kundër Maltës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:50
Challandes tregon si duhet të qasen lojtarët në miqësoren kundër Maltës

Kosova ka mbërritur sot në Austri.

Dardanët nesër luajnë ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Maltës, shkruan Gazeta Olle.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se edhe kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për t’i parë disa lojtarë të ri.

“Është një ndeshje e mirë për disa lojtar të ri por kjo nuk nënkupton se do ta marrim si të lehtë. Lojtarët që janë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të tregojnë seriozitet shumë të madh në fushë”.

Tutje ai tha se në këtë ndeshje kërkojnë fitoren.

“Pra edhe pse është vetëm ndeshje miqësore ne kërkojmë maksimumin dhje sigurisht hymë për fitore”, ka thënë ndërë të tjera Challandes.

Kosova fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj San Marinos, me rezultat 4-1 në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat