Wilder përgatitet për triologjinë ndaj Tyson Fury

Futboll

Wilder përgatitet për triologjinë ndaj Tyson Fury

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:00
Wilder përgatitet për triologjinë ndaj Tyson Fury

Boksieri amerikan Deontay Wilder përgatitet për triologjinë ndaj Tyson Fury, sfidë që do të zhvillohet më 24 korrik në Las Vegas. Ish-kampioni i botë snë peshën e rëndë është i bindur se do ta fitojë këtë sfidë ndaj britanikut dhe do të rimarrë titullin e kategorisë WBC që pat humbur në shkurt të 2020-ës.

Jo vetëm kaq, por ai synon të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Wilder, në një deklaratë për mediat, u shpreh se pasi të mposhtë Fury do të kërkojë të duelojë me britanikun Anthony Joshua, kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, pë të unifikuar titujt kampionë.

“Ata që deshën të organizojnë duelin Fury-Joshua do të pendohen, pasi do të ngelin me gisht në gojë.

Do t’ua marr të gjithë titujt dhe do të bëhem kampion i padiskutueshëm i botës. Pasi të heq qafe Fury do të jetë radha e Joshua. Në fund të vitit do të jem unë ai që do të mbaj të gjithë titujt”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat