Shqipëria U21 fillon sonte kualifikimet për Evropianin 2023

Futboll

Shqipëria U21 fillon sonte kualifikimet për Evropianin 2023

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:22
Shqipëria U21 fillon sonte kualifikimet për Evropianin 2023

Kombëtarja U21 e Shqipërisë sonte fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.

“Kuqezinjtë”, të udhëhequr nga Alban Bushi, luajnë në udhëtim tek Andorra.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Estadio Nacional”.

Kujtojmë se Shqipëria U21 ndodhet në Grupin G, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

Pjesë e këtij grupi gjithashtu janë edhe Sllovenia, Anglia e Çekia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat