Sërish në Shqipëri

Futboll

Sërish në Shqipëri

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:01
Sërish në Shqipëri

Pero Pejic rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në ish-skuadrën e tij, Kukësin, ku pritet vetëm zyrtarizimi i tij si drejtor i klubit verilindor.

Ish-sulmuesi kroat, ndër më të mirët në vitet e fundit në kampionatin shqiptar, tregon për “TCh” se si lindi kjo ide.

“Para 10 ditësh isha këtu dhe u takova me Safetin, më pas ika në Kroaci dhe erdha pashë finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Ndenja dy orë me presidentin e Kukësit dhe ai më kërkoi që të ndihmoj skuadrën”.

Pejic ka luajtur me disa skuadra në Shqipëri. Ai tregon se marrëdhënia e tij me Kukësin është e veçantë.

“Unë me Safetin jemi si familjarë, prandaj pranova dhe erdha këtu për të ndihmuar skuadrën që të kthehet në vendin e parë”.

Këto ditë pritet vetëm zyrtarizimi i tij dhe plani është që skuadra të futet në merkato në këtë muaj për të filluar në korrik fazën përgatitore të plotë. Po cili do të jetë roli i Pejicit?

“Kam dashur ta ndihmoj ekipin si menaxher. Vitin e fundit kam ndjekur çdo ditë seancat stërvitore të Dinamos së Zagrebit dhe kam mësuar shumë e kam krijuar përvojë, por nuk jam ende gati për trajner”.

Megjithatë, Pejic ka qenë ndër të fundit sulmues te Kukësi që në sezonin 2014-2015 ka shënuar 31 gola dhe në sezonin 2016-2017 realizoi 28 gola.

Një profil i tillë mungon prej vitesh në Superiore.

“Nëse do një sulmues të mirë që shënon 20-25 gola në sezon, duhet të paguash shumë”.

Po a i ka garantuar Gjici se e ka buxhetin financiar për ta ringritur skuadrën?

“Po, po ai më ka garantuar që do të shpenzojë para për këtë sezon dhe ato pasardhëse”, përfundoi Pejiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat