Largohet nga Interi për Realin

Futboll

Largohet nga Interi për Realin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:33
Largohet nga Interi për Realin

Largohet nga Interi për Realin, madrilenët zyrtarizojnë një rikthim të rëndësishëm për Ançelotin!

Përgatitësi atletik, Antonio Pintus rikthehet te Real Madrid dhe kjo tashmë është zyrtare. Klubi madrilen ka zyrtarizuar ditën e sotme rikthimin e 58-vjeçarit.

Italiani ka qenë pjesë e Interit nga viti 2019, duke drejtimin e skuadrës e mori Konte dhe kërkoi që ta kishte pjesë të stafit të tij. Tashmë Pintus do jetë pjesë e stafit teknik të Karlo Ançelotit te Real Madrid, ku do të ketë si detyrë përgatitjen fizike të ekipit.

Pintus u largua nga Reali pikërisht në vitin 2019, teksa për herë të parë u bashkua me madrilenët në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat