Kampionët e Europës nisin serinë e rinovimeve

Futboll

Kampionët e Europës nisin serinë e rinovimeve

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:13
Kampionët e Europës nisin serinë e rinovimeve

Klubi i Çelsit me sa duket nuk ka ndër mend të prishë grupin me të cilin arriti majat e Europës, edhe pse shumëkush fliste për ndryshim të menjëhershëm të brezit, duke larguar veteranët. Te Çalsi i kanë bërë planet krejtësisht ndryshe.

Kështu, klubi sot ka bërë të ditur se ka rinovuar me dy nga veteranët e skuadrës, për një tjetër vit. Tiago Silva, të cilit i përfundonte kontrata me klubin londinez, ka zgjatur edhe me një sezon qëndrimin e tij në Londër, pasi Tuhel e sheh si pjesë rë rëndësishme për prapavijën e tij,

Ndërkohë, rinovimi tjetër në fakt ka qenë një surprizë, pasi bëhet fjalë për Olivie Zhiru. Sulmuesi diskutohej vazhdimisht se nuk kishte më vend në rreshtimin e Tuhel dhe se do të shitej.

Por klubi bëri të ditur se ka ushtruar të drejtën e rinovimit për një tjetër vit të marrëveshjes që në muajin prill, për t’u siguruar që sulmuesi të qëndrojë si nëj alternativë e vlefshme, gjithmonë nëse kjo lëvizje nuk ëhstë bërë që më pas londinezët ta shesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat