Selektori i Kosovës flet pas ndeshjes me Maltën

Futboll

Selektori i Kosovës flet pas ndeshjes me Maltën

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:17
Selektori i Kosovës:

Kosova shënoi tjetër fitore sot në miqësore ndaj Maltës me rezultat 1:2.

Rashica shënoi të dy golat në këtë ndeshje, ndonëse luajti si qendërsulmues.

Pas ndeshjes, trajneri Challandes tha se duhet të përmirësohen në finalizimin e aksioneve, por u shpreh i lumtur me ndeshjen dhe fitoren.

Ndërkohë, e lartësoi performancën e Blend Idrizit, që shkëlqeu sot.

“Ai eshte nje fitues në këtë grumbullim. Ka luajtur mirë. Ka pasur shumë agresivitet dhe tregoi se është një kandidat per mesfushë. Ai ka luajtur me ekipin e parë të Schalkes dhe ka bërë një punë të mirë. Është një lojtar që luan nga 16 metershi jonë deri te i kundërshtarit” – theksoi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat