E favorizon Francën

Futboll

E favorizon Francën

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:10
E favorizon Francën

I intervistuar nga “Sportweek”, Alessandro Del Piero bëri deklaratat e mëposhtme.

FAVORITI – “Është shumë e vështirë të bësh parashikime për një Evropian që vjen pas një sezoni anormal, me gjithçka që ndodhi me Covid-19, duke marrë parasysh që në fakt lojtarët e anashkaluan përgatitjen verën e kaluar. Ata pushuan më pak. Pra, aspekti atletik do të ndikojë shumë. Në çdo rast, mendoj se dikush që ka talentin, cilësinë dhe përvojën e kampionit të botës është favorit. Pra, Franca”.

ITALIA – “Ku mund të arrijë kombëtarja jonë? Kjo varet nga mënyra se si luan ndeshje pas ndeshjeje, edhe nga performanca e kundërshtarëve. Sigurisht që duhet të presim një grup të mirë në kreshendo, pastaj në fazën e “nokautit” gjithçka mund të ndodhë si gjithmonë. Unë them që kemi potencial për të kaluar në katërshen e fundit, madje Mancini nuk është fshehur kurrë. Sidoqoftë, ne duhet të kujtojmë se nga kemi ardhur. Italia nuk ka luajtur një turne të madh prej pesë vitesh”.

SURPRIZAT E ITALISË – “Nuk është surprizë, por mendoj se ky mund të jetë Europiani i mesfushës tonë. Ky repart është i shkëlqyeshëm për nga sasia dhe cilësia, duke shpresuar që Sensi dhe Verratti të rikuperohen në maksimum. Besoj se Barella do të jetë një nga lojtarët më të mirë të turneut. Ndërsa për më të riun, unë jam shumë kurioz të shoh Raspadori, i cili ka një progress të shkëlqyeshëm”.

DONNARUMMA, NJË PROBLEM – “Mund të kishte pasur një ndikim, nëse nuk do të kishte qenë çështje e mbyllur rinovimi me Milanin. Historia me kuqezinjtë ka mbaruar, tashmë vendimet janë marrë. Sigurisht, do të ishte më mirë nëse ai do të shkonte në Kampionatin Europian me sigurinë e gjetjes së një ekipi, por pika e vërtetë kritike për të ishte nëse do të qëndronte apo jo te Milani. Tani do të duhet të përqendrohet në Kampionatin Europian, të tregojë sa vlen realisht, duke eleminuar të gjitha të metat e sezonit”.

RONALDO – “Në Europian do të shohim një version luksoz të tij, për mendimin personal. Cristiano nuk iu mungon kompeticioneve të mëdha, ai ka një ekip të mirë, është energjik pas një sezoni që kërkon shpagim. Pres shkëlqimin e kampionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat