Në avion kishte edhe lojtarë që qanin nga frika...

Futboll

Në avion kishte edhe lojtarë që qanin nga frika...

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:12
Në avion kishte edhe lojtarë që qanin nga frika...

Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinad, së fundmi ka zbuluar tmerrin që ai dhe ish-shokët e skuadrës përjetuan, pas kthimit me avion, në Botërorin e 2006, kur u eliminuan nga Portugalia.

Për “The Sun”, Ferdinand, ka thënë se kur po ktheheshin ishte një mot shumë i keq, që iu hapi probleme dhe ngjalli panik tek të gjithë.

Madje ai ka thënë se në avion kishte edhe lojtarë që qanin nga frika, ndërkohë që prisnin që avioni të rrëzohej.

“Edhe unë që zakonisht jam mjaftë i qetë në raste të tilla, isha i frikësuar në atë moment. Mbaj mend që moti ishte shumë i keq dhe të gjithë po mendonim dhe prisnim që avioni të rrëzohej.

Të gjithë brenda në avion po qanim në atë moment, ishim shumë të frikësuar.”, u shpreh Ferdinad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat