Zaneti tregon golin më të bukur që ka parë

Futboll

Zaneti tregon golin më të bukur që ka parë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:50
Zaneti tregon golin më të bukur që ka parë

Javier Zanetti është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Interit.

Tashmë i pensionuar dhe në detyrën e zëvendës presidentit të zikaltërve, 47 vjeçari shijoi fitmin e kampionatit italian pas

11 vitesh. Zanetti dha një intervistë për “DAZN” ditën e djeshme, ku ndër të tjera deklaroi dhe golin më të bukur që ka parë në jetën e tij, atë të Ronaldo fenomenit në gjysmë finale e Kupës Uefa në vitin 1998, kundër Spartak. Në këtë kohë Ronaldo ishte pjesë e Interit.

“Ishte gjysmë finale e Kupës Uefa, të cilën e fituam. Luam në Rusi në kundër Spartak. Po ngrinim, ishte -14°C. Fusha e futbollit ishte si një fushë patatesh. Ishte e pamundur të luaje.

Por Ronaldo shënoi një super gol. Ai dukej sikur kërcente me topin. Për mendimin tim ai ështe goli më i bukur që kam parë”- u shpreh Zanetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat