Enrique: Më mirë të vërshëllehem unë

Futboll

Enrique: Më mirë të vërshëllehem unë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:33
Enrique: Më mirë të vërshëllehem unë

Luis Enrique kërkon më shumë saktësi përpara portës kundërshtare nga Spanja e tij dhe thotë se duhet të përmirësohen në qarkullimin e topit. Trajneri i Spanjës vlerësoi maksimalisht edhe mbrojtësit, por nuk donte të jepte mesazhe se cilët janë lojtarët titullarë.

NDESHJA – “Më pëlqeu mënyra se si luajtën të gjithë, fakti që luftuan dhe bëmë shumë gjëra pozitive. Rezultati i ndeshjes është ai që më pëlqeu më pak”.

PORTUGALIA – “Ata janë kampionët e Europës dhe kampionët e Ligës së Kombeve. Çfarë mund të prisnim më shumë nga kjo ndeshje?”

UNAI SIMON – “Nuk kishte asnjë mesazh në këtë çështje. Unë do t’i aktivizoj lojtarët që mendoj se janë më të mirët për momentin. Mesazhet unë i jap me fjalë dhe nuk kam nevojë që t’i bëj me veprime”.

SANÇEZ – “Ishte ideja që të debutonte portieri Sançez, por ka kohë për këtë”.

MBROJTJA – “Më pëlqyen shumë dhe bënë ndeshje fantastike. Fakti që luajnë të dy me këmbën e majtë nuk ndikoi. E nxorën topin mjaft mirë. Nuk është normale që të luajnë dy mbrojtës me këmbën e majtë në qendër, por unë kam luajtur edhe me dy të djathtë dhe e di çfarë mund të luaj edhe me ta”.

TITULLARË – “Ndoshta mund të jenë ata, ndoshta mund të mos jenë”.

PEDRI – “Është lojtar fantastik. Ka numra të shkëlqyer në aspektin fizik. Ai luajti në pjesën e dytë, por për të nuk kemi asnjë dyshim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat