​Zgjidhet trajneri i vitit në Premier Ligën angleze

Futboll

​Zgjidhet trajneri i vitit në Premier Ligën angleze

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:47
Pep Guardiola

Pas çmimit të lojtarit të vitit, edhe çmimi për trajnerin e vitit ka shkuar në Manchester City.

Trajneri spanjoll Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2020/21 në Premier Ligën angleze, pasi që e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të Premier Ligës.

Guardiola tani numëron tre tituj të Premier Ligës në një periudhë prej katër vitesh, duke e konfirmuar përsëri që ende është njëri ndër trajnerët më të mirë aktiv.

Edhe pse Guardiola arriti që të shpallet përsëri kampion i Anglisë, dhe të fitoj për të katërtën herë radhazi Kupën e Carabaos, spanjolli dështoi edhe një herë në garat evropiane me Manchester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat