E thotë njëri ndër mesfushorët më të mirë në Itali: Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në Serie A

Futboll

E thotë njëri ndër mesfushorët më të mirë në Itali: Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në Serie A

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:21
Mesfushori i Atalantas, Ruslan Malinovskyi

Mesfushori i Atalantas, Ruslan Malinovskyi beson se Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në Serie A.

28-vjeçari arriti shifra të dyfishta për gola dhe asistime në Atalanta në 2020-21 dhe La Dea arriti të rrëmbejë një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Kur u pyet se kush është lojtari më i mirë i Serie A, Malinovskyi nuk zgjodhi Ronaldon.

“Unë nuk do të them se ai është lojtari më i mirë në Itali, besoj se ka lojtarë më të mirë se ai,” tha reprezentuesi ukrainasi.

“Mund të them se lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është [Luis] Muriel. Ai është një futbollist i pabesueshëm.

“Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, ai mund të kishte luajtur për Barcelonën, është e vështirë të besosh pse nuk ka ndodhur.

“Ndoshta kjo varet nga karakteri i tij, por Muriel është shpirti i dhomës tonë të zhveshjes, ai është gjithmonë i buzëqeshur”, përfundoi Malinovskyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat