Xavi flet për interesimin e Barcelonës

Futboll

Xavi flet për interesimin e Barcelonës

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:31
Xavi Hernandez

Ish-futbollisti i Barcelonës, tani trajner i Al Sadd, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e tij.

Xavi është lidhur që një kohë të gjatë me një kalim te Barcelona si trajner, ai ka folur në një intervistë për “La Vanguardia”, ku ka treguar për interesimin e “Blaugranëve”.

“Nuk e kam me nxitim ta stërvis Barcelonën.Fatmiresisht apo fatkeqësisht i kam thënë dy herë ‘JO’ Barçës, shkak i rrethanave qoftë familjare, profesionale apo kontraktuale”, u shpreh ai.

“Sapo aterova në Barcelonë, njerezit po më prisnin ne aeroport dhe gazetaret më dergonin pyetje pafund. Nuk e kam me nxitim, Koeman është trajner i Barcelones dhe duhet te respektohet”, shtoi ai.

“Koha e duhur do te vijë, do të vleresohet dhe ne do të vendosim. Oferta nga Barcelona erdhi para disa vitesh por nuk ishte momenti i duhur”, përfundoi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat