Muça: Bregu dhe Asani janë viktima të skemës së Kombëtares

Futboll

Muça: Bregu dhe Asani janë viktima të skemës së Kombëtares

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:54
Muça: Bregu dhe Asani janë viktima të skemës së Kombëtares

Shkëlqim Muça është i bindur se mosthirrja e Dejvi Bregut dhe Jasir Asanit në radhët e përfaqësueses shqiptare vjen nga fakti se Edi Reja nuk preferon lojtarë të krahut me tipare ofensive. Në RTSH ai theksoi se tekniku ishte i pandryshueshëm në idetë e tij dhe u qëndronte besnik, duke bërë që futbollistë me këto cilësi të mos gjenin vend.

“Këta lojtarë janë viktima të skemës. Reja luan me sulmues qendre, të krahëve nuk i duan, ai e luan atë më mbrojtës anësore. Atij i duhen katër të mirë që luajnë, nuk i duhen lojtarë që i luajnë nga krahët.

Është njëlloj si më Roshin. Roshi luante gjithmonë i improvizuar si lojtar krahu dhe nuk ka dhënë rezultat.

Ai nuk ndryshon skemë, e luajti këtë rreshtim edhe me Andorrën. Ai e ka vendosur, 7 lojtarë janë me plan për të mbrojtur mbrapa. Pastaj para luajnë vetëm ata që kanë gjendjen më të mirë nga sulmuesit, hedh në fushë 2 më të mirët”, tha Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat