Fakaj: Eksperiment jo

Futboll

Fakaj: Eksperiment jo

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:57
Fakaj: Eksperiment jo

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ervin Fakaj, mendon se këto miqësore duhet t’i japin fund eksperimenteve nga trajneri Edi Reja, i cili tashmë duhet të konsolidojë skuadrën.

Në “SuperSport” ai theksoi se tani ka ardhur koha të krijohet boshti i ekipit që duhet të përballojë Botërorin, pasi nuk mund të vazhdohet më me ndryshime të vazhdueshme.

“Eksperiment jo, por për t’u konsoliduar, se eksperimente pa fund nuk çojnë askund. Ishte Liga e Kombeve e cila na mori kohë mjaftueshëm me eksperimentet.

Mendoj se është momenti të fillojmë e konkludojmë, të zgjedhim pikë se pari 26-27 lojtarët që duhet të jenë baza dhe pak nga pak të shihet edhe pse varet nga forma e momentit. Boshti duhet të jetë gjithmonë i pranishëm dhe pastaj ndryshon pak nga gjërat e tjera si për shembull forma e momentit, dëmtimet, etj, që të ndryshojnë planin.

Boshti dhe ekipi duhet të jetë fiks, nuk ka më ndryshime madhore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat