Muça, kritikë

Futboll

Muça, kritikë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:09
Muça, kritikë

I ftuar në emisonin ”Ëndërr kuqezi”, trajneri i njohur shqiptar Shkëlqim Muça foli për barazimin e Shqipërisë ndaj Uellsit duke analizuar kuqezinjtë në aspektin sulmues.

”Ishte një ndeshje e mirë e skuadrës tonë, në aspektin e mbrojtjes jemi mirë, futbolli nuk është vetëm të mbrohemi, por ta kapim kundërshtarin në befasi dhe ai rast që krijuam ishte aftësi individuale e Manajt jo kombinacion.

Duhet të kemi tjetër mentalitet, duhet të futemi në çdo ndeshje për të fituar. Në aspektin sulmues kemi qenë inekzistent. Në qoftë se kënaqemi vetëm me këtë nivel loje duhet të shohim para. Mbrojtja jonë është nga më të mirët. Kemi mangësi në nivelin sulmues. Krahët duhet të jenë lojtarë që dalin, ishin skandal.

Lenjani bëri dalje shumë të rralla. Skuadra është e pakolauduar. Duhet të shkojmë në sulm me shumë lojtarë. Çdo trajner ka disa ide në kokë, tek Reja shohim se mban vetëm një linjë. Nuk e ndryshon skuadrën as skemën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat