Asani në Hungari

Futboll

Asani në Hungari

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:28
Asani në Hungari

Jasir Asani me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Hungari, pas aventurës pozitive me Partizanin.

Nga raportimet e fundit mësohet se 26-vjeçari i lindur në Shkup do të transferohet në Hungari të skuadra e Kisvardas, që këtë sezon e mbylli kampionatin në vendin e pestë në elitën e futbollit hungarez.

Palët kanë rënë dakord dhe sipas “Supersport” bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe një sezon tjetër. Javën e ardhshme pritet që Asani të hedhë firmën në kontratë dhe t’i bashkohet zyrtarisht ekipit të ri.

Vlen të theksohet fakti se gjatë sezonit të fundit me fanellën e Partizanit, Asani realizpo 8 gola, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar te “Demat e Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat