Man City skuadra me më së shumti futbollistë të ftuar në “Euro 2020” dhe “Copa America”

Futboll

Man City skuadra me më së shumti futbollistë të ftuar në “Euro 2020” dhe “Copa America”

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Skuadra angleze, Manchester City, do të ketë më së shumti futbollistë në Kampionatin Europian dhe Kupën e Amerikës.

Man City është skuadra që ka më së shumti futbollistë të ftuar, në kombëtaret që do të garojnë në “Euro 2020” dhe “Copa America”.

Nga ‘Citizens’ janë ftuar 18 futbollistë në kombëtaret që garojnë në këto dy kompeticione, 16 futbollistë janë ftuar nga Chelsea dhe Juventus, 14 nga Bayern Munchen, e 13 nga Interi, që janë pesë skuadrat që do të kenë më së shumti futbollistë pjesëmarrës në këto kompeticione.

Kampionati Europian fillon më 11 Qershor, ndërsa Kupa e Amerikës fillon më 13 Qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat