Del Piero: Italia mund të arrijë në gjysmëfinale të Euro 2020

Futboll

Del Piero: Italia mund të arrijë në gjysmëfinale të Euro 2020

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:51
Del Piero: Italia mund të arrijë në gjysmëfinale të Euro 2020

Ish-sulmuesi Italian, Alessandro Del Piero beson se Kombëtarja e Italisë mund të arrijë në katër vendet e para të Euro 2020.

Del Piero për “SporTweek”, tha se gjithçka mund të ndodhë në fazën e eliminimeve.

“Ne duhet të presim një fazë të mirë në grupe dhe të përpiqemi ta ndërtojmë atë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në raundet e eliminimit”, ka shtuar ai.

Mirëpo, sipas tij asnjë ekipi nuk ka talentin, cilësinë dhe përvojën e Francës.

Ai tha se Franca është favoritë për ta fituar “Euro 2020”.

“Askush nuk ka talent, cilësi dhe përvojë, të gjitha së bashku – të Francës, të cilët janë gjithashtu fitues aktual të Kupës së Botës”, ka thënë italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat