Modriç: Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin

Futboll

Modriç: Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:45
Modriç: Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin

Luka Modriç, mesfushori i Kroacisë, ka folur për Daily Mail për debutimin kundër Anglisë në Europian, duke prauar se është pak i frikësuar nga kjo përballje.

“Grupi ynë në Europian është shumë i vështirë. Anglia, Republika e Çekisë dhe Skocisë janë skuadra të mira dhe nuk do të jetë e lehtë të kualifikohemi”, ka thënë ylli i Real Madrid.

“Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin. Jam gjithmonë optimist, por kjo është ndeshje e parë shumë e vështirë. Kjo është një finale e vërtetë, sepse një humbje mund ta vështirësojë shumë kalimin e grupit”, ka vazhduar Modric.

“E dimë se nuk mund të bëjmë asnjë gabim në këtë ndeshje. Jam i bindur se mund të fitojmë nëse bëjmë lojën tonë. Anglia ka një skuadër të madhe, veçanërisht në sulm. Lojtarë si Kane, Rashford dhe Sterling mund të ndëshkojnë këdo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat