Nuk shkon mirë me grupin

Futboll

Nuk shkon mirë me grupin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:58
Nuk shkon mirë me grupin

“Nuk shkon mirë me grupin”. Ky ka qenë justifikimi që Didier Deshamp ka nxjerrë vazhdimisht para mediave në vitet e kaluara kur pyetej se pse nuk grumbullonte në përfaqësuese një lojtar si Karim Benzema i cili po shkëlqente me Real Madrid.

Për pesë vite me radhë lojtari u la jashtë projektit të bluve, por këtë vit Deshamp u detyrua praktikisht, ng aopinioni publik dhe Federata, që të kthente lojtarin në skuadër duke parë formën që po kalonte në Spanjë.

Miti i mungesës së marrëdhënieve të Benzema me shokët e skuadrës ka rënë menjëherë që në ditët e para të grumbullimit, Lojtari është shfaqur gjithmonë i qeshur dhe i rrethuar nga lojtarët e tjerë në momentet kur kamerat ishin të pranishme, ndërsa “vulën” ia ka vënë vetë Federata Franceze me publikimin e pamjeve të stërvitjeve të Francës, shkruan vipsport.

Në një nga seancat, Benzema shënon gol gjatë një ushtrimi dhe nis të festojë. Në atë moment, shumë prej futbollistëve të bluve i hidhen sipër duke festuar sikur të kishet shënuar gol në ndeshje të rëndësishme, mes të qeshurave të shumta. Pamje që tregonin fare mirë se mes Benzema dhe lojtarëve të tjerë nuk kishte asnjë lloj problemi e duke hedhur poshtë kështu mitin e krijuar nga deklaratat e Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat