“AS” raporton se Benitez është në kontakte me presidentin e Fenerbahces

Futboll

“AS” raporton se Benitez është në kontakte me presidentin e Fenerbahces

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:03
“AS” raporton se Benitez është në kontakte me presidentin e Fenerbahces

Trajneri i njohur spanjoll, Rafael Benitez, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Turqi.

“AS” raporton se Benitez është në kontakte me presidentin e Fenerbahces, Ali Koç.

Sipas gazetës spanjolle, 61-vjeçari më 16 qershor do të udhëtojë drejt Stambollit për të biseduar rreth kushteve të kontratës.

Joachim Low thuhet se është një opsion tjetër i gjigantit turk, pasi Low do të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë pas përfundimit të “Euro 2020”.

Ndryshe, Rafael Benitez së fundmi drejtoi skuadrën kineze, Dalian Pro. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Liverpool, Real Madrid, Inter e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat