Selmani: Me emocione, por ndihmova ekipin

Futboll

Selmani: Me emocione, por ndihmova ekipin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:15
Selmani: Me emocione, por ndihmova ekipin

Gentian Selmani ka qenë risia e vetme e Edi Rejas në ndeshjen kundër Uellsit.

Portieri ka përfituar nga mungesa e dyshes Berisha-Strakosha për të bërë debutimin e tij si kuqezi dhe tregoi mjaft siguri në këtë ndeshje të parë në katërkëndorin e Kombëtare. Në fjalët e tij për faqen e FSHF, ai theksoi e kishte pasur emocione në këtë duel, ndërsa shtoi se barazimi kishte qenë mëse i merituar.

“Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar. Një barazim ishte rezultati i drejtë pasi të dy ekipet nuk është se krijuam shumë raste. Ne u munduam të bënim lojën tonë por nuk arritëm finalizimin.

Këto ndeshje tani shërbejnë për ndeshjet eliminatore në shtator dhe me këtë grup që kemi, besoj se kemi lojtarë të mirë. Mendoj se mund të bëjmë mirë në eliminatoret e shtatorit pasi për atë po përgatitemi.

Kjo ishte ndeshja ime e parë, normale që do të kisha emocione, duke e ditur që isha në formacion. Por u mundova t’i menaxhoj mirë, të jepja më të mirën time duke luajtur thjesht dhe besoj se ndihmova ekipin që morëm këtë barazim. Shpresoj që të vazhdoj të punoj fort e të jap performanca edhe më të mira”, tha Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat