UEFA, ul fondin shpërblyes të “EURO 2020”

Futboll

UEFA, ul fondin shpërblyes të “EURO 2020”

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:30
UEFA, ul fondin shpërblyes të “EURO 2020”

Drejtuesit e UEFA-s kanë vendosur që të ulin fondin shpërblyes për 40 mln euro, ose nga 371 mln euro tani do të jetë 331 mln euro.

Mirëpo edhe ky fond shpërblyes është më i lartë, nëse dihet se rekordi i deritanishëm ishte 301 mln euro, nga EURO 2016 në Francë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me vet kualifikimin në EURO 2020, arkëtoi 9.25 mln euro, ndërsa me kalimin në 1/8 e finales, mund tw shtojw dhe 1.5 mln euro, në vend të 2 milion eurove, që ishin më parë të siguruara nga UEFA.

Për kualifim në çerekfinales, janë siguruar 2.25 mln euro, për gjysmëfinale 4 mln euro, ndërsa finalisti fiton 8 në vend të 10 mln euro. Në përgjithësi, fituesi i “EURO 2020”, do të përfitojë 28.25 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat