Ndizet aksi Torino-Madrid, diskutohet për pesë lojtarë

Futboll

Ndizet aksi Torino-Madrid, diskutohet për pesë lojtarë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:38
Simeone dhe Allegri

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, ka vendosur të largohet nga Madrid dhe të kërkojë një aventurë të re.

Për lojtarin interesohen Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.

Bardhezinjtë, sipas La Stampa, mund të mbështeten te marrëdhëniet e mira që kanë me klubin spanjoll, që janë konsoliduar edhe nga operacioni Alvaro Morata.

Nga ana tjetër, trajneri Diego Simeone ka vënë në shënjestër Paulo Dybala dhe Rodrogao Bentnancur, në një operacion ku mund të përfshihet edhe Angel Correa.

Kartoni i Saul vlerësohet 55 milionë euro, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për Juventus-in, duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike.

Njëkohësisht, Atletico Madrid ka filluar të marrë formacione për një tjetër objektiv të barhdezinjve për të zëvendësuar Saul: Rodrigo de Paul. Për mesfushorin e Udinese-s, interesohet edhe Milan-i.

Me pak fjalë, duhet bërë shumë kujdes ndaj aksit Torino-Madrid, me plot pesë lojtarë që mund të përfshihen në një super operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat