Milani synon transferimin e Firpos

Futboll

Milani synon transferimin e Firpos

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:42
Junior Firpo

Gjiganti italian, Milan, është në bisedime me mbrojtësin e Barcelonës, Junior Firpo.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e majtë Firpo.

“Rossonerët” fillimisht kishin planifikuar të shfrytëzon të drejtën e blerjes të Diogo Dalot, por “Djajtë e Kuq” nuk do ta shesin atë për më pak se 20 milionë euro.

Milani tani e ka kthyer vëmendjen te Firpo, i cili nuk po gjen hapësira të “Blaugranët” dhe mund të jetë i disponueshëm me një çmim të volitshëm këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat