Pochettino do të qëndrojë te PSG

Futboll

Pochettino do të qëndrojë te PSG

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:03
Mauricio Pochettino

Pavarësisht zërave për largimin e tij, Mauricio Pochettino ka vendosur të qëndrojë te PSG.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se argjentinasi do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Paris Saint Germain edhe për sezonin tjetër.

“Pavarësisht se ishte në bisedime me Tottenham, Pochettino do të qëndrojë te PSG”, ka shkruar Romano në Twitter.

Pochettino në sezonin e tij të parë te PSG ka arritur të fitojë kupën e Francës, por megjithatë ka dështuar të fitojë titullin kampion të Ligue 1, si dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat