Flamurtari do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Dytë

Futboll

Flamurtari do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Dytë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:20
Flamurtari do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Dytë

Flamurtari nga Vlora do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Dytë (niveli i tretë i futbollit), pasi sot në finalen e playout të luajtur në Elbasan ndaj Tërbunit, humbi me penallti.

Feston ekipi pukjan që do të mbetet në Kategorinë e Parë.

90 minutat e duelit të luajtur në “Elbasan Arena” u mbyllën në barazim 0-0.

As 30 minutat shtesë nuk prodhuan asnjë gol, edhe pse kuqezinjtë nga Vlora ishin më të rrezikshëm dhe Diamanti kishte disa raste për të dërguar topin në rrjetë. Ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku u treguan më të saktë pukjanët.

Finalja e “play-out”, Kategoria e Parë

Tërbuni-Flamurtari 0-0 (5-4 me penallti)

Andi Ribaj gaboi penalltinë e fundit, duke e dërguar topin jashtë portës. Përfundimisht 5-4 për Tërbunin që siguron qëndrimin në të Parën.

Lot dhe zhgënjim te Flamurtari, që nuk ia doli të evitojë turpërimin e madh. Një nga skuadrat më popullore të futbollit shqiptar do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat