Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë

Futboll

Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 20:27
Boshnjaku: Ky ekip mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë

Prishtina nga sot ndodhet në Gjakovë ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen preliminare të Champions League.

“Normalisht çdo rifillim i fazës përgatitore është pak i vështirë, megjithëse shtatë ditë pushim ishin shumë të mirëseardhura. Sot ishte seanca e parë stërvitore këtu në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë e cila shkoi mjaft mirë dhe normalisht ditëve në vazhdim do të rritet edhe më tej intensiteti i tyre”.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë maksimalisht duke qenë në pritjet të shortit kundër skuadrave që e dimë se cilat mund të na bien, megjithëse nuk kemi njohuri shumë për to, por duke parë koeficientin që ndodhemi aty-aty, atëherë prej nesh pritet që me seriozitetit më të madh t’i qasemi përballjeve me ta duke mos e nënçmuar askënd, sepse nuk është që gjendemi as ne më mirë, sa i përket klasifikimit në koeficient”.

“Do të udhëtojmë të luajmë futboll, duke shpresuar se do të dhurojmë më të mirën. Besimin e kemi shumë të madh në skuadër, sepse konsideroj që kemi ekip kompetitiv, njihemi më mirë mes veti, presim edhe ardhjet e reja dhe ky grup mund të ketë rrugë më të gjatë dhe të suksesshme edhe në Evropë", tha kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat