PSG i ofron Donnarummas pagë marramendëse

Futboll

PSG i ofron Donnarummas pagë marramendëse

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:46
Gianluigi Donnarumma

PSG është në negociata intensive me Gianluigi Donnarumma, duke i ofruar atij 10 milion € në sezon.

Portieri nuk e rinovoi kontratën e tij me Milanin, e cila skadon më 30 qershor dhe mediat italiane raportuan se ai do të bashkohej me Juventusin.

Megjithatë oferta e PSG mund t’ia ndërrojë mendjen portierit italian i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas ‘Sportitalia’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’ skuadra nga Parisi ka intensifikuar negociatat me agjentin e lojtarit dhe janë të vendosur të përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat