Hakan Calhanoglu “zbutet”, gati të pranojë ofertën e Milanit për rinovim

Futboll

Hakan Calhanoglu “zbutet”, gati të pranojë ofertën e Milanit për rinovim

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:21
Hakan Calhanoglu

Milan mund të buzëqeshë, pasi situata e rinovimit me Hakan Calhanoglu ka ndryshuar. Kuqezinjtë mbajtën të njëjtin standard, si me Gigio Donnarumma.

Ata bënë ofertën e tyre dhe e lanë në dore të lojtarit, ta pranonte ose ta refuzonte. Tentativat e turkut ishin që të merrte një pagë sa më të lartë.

Gjithsesi në një moment si ky nuk është se ka shumë klube që mund të japin shifra të “majme”, të paktën jo në “top5” kampionatet e Europës.

Gazetari Nicolo Schira raporton se Calhanoglu dhe menaxheri i tij, Gordon Stipic, janë gati ta pranojnë tani ofertën e Milanit, 4 milion euro në sezon plus bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat