Ancelotti e bën prioritet Kounde

Futboll

Ancelotti e bën prioritet Kounde

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:49
Jules Kounde

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka bërë qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde si prioritet për ta transferuar në verë.

“Los Blancos” rrezikojnë të humbasin dyshen qendërmbrojtëse Sergio Ramos dhe Raphael Varane këtë verë, derisa Ancelotti ka gjetur edhe pasuesit.

Kounde ka shkëlqyer edicionin e kaluar me Sevillan duke shënuar dy gola në 34 paraqitje në La Liga dhe falë paraqitjeve të mrekullueshme ka fituar vëmendjen e klubeve evropiane.

Arsenal, Manchester United dhe Chelsea e duan francezin, por sipas Le10 Sport, Ancelotti gjithashtu e do Kounde këtë verë.

Sidoqoftë, Sevilla thuhet se kërkon 80 milionë euro, andaj tekniku italian ndoshta duhet të kthejë vëmendjen kah Pau Torres.

Kounde debutoi me Francën këtë vikend, duke hyrë si zëvendësues dhe ishte i rëndësishëm të goli i tretë i fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat