Mediat angleze e bëjnë çështje të mbyllur: Granit Xhaka i bashkohet klubit italian

Futboll

Mediat angleze e bëjnë çështje të mbyllur: Granit Xhaka i bashkohet klubit italian

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:51
Granit Xhaka

Ka raportime të shumta që Roma dhe Granit Xhaka janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes.

Mediumet angleze si Metro, Daily Mail, Football London veçse kanë shkruar se shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja.

Sipas këtyre mediumeve, Arsenali është në bisedime të avancuara me Romën për të përfunduar marrëveshjen.

“Topçinjtë” kanë kërkuar 25 milionë euro, ndërsa oferta e parë fillestare ishte 14 milionë euro plus bonuset.

Madje, raportohet se Xhaka ka një marrëveshje personale me Romën për kushtet me një kontratë katër vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat