Kimmich: Të gjithë tifozët duan të shijojnë një trofe

Futboll

Kimmich: Të gjithë tifozët duan të shijojnë një trofe

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:04
Kimmich: Të gjithë tifozët duan të shijojnë një trofe

Agresiv dhe luftarak, ai lë zemrën në fushë dhe gjithmonë kërkon të fitojë. Njihuni me Joshua Kimishin, mesfushorin e Bajernit dhe të kombëtares gjermane. 26-vjeçari ka fituar disa herë kampionatin me bavarezët dhe në sezonin e kaluar ai bëri ëndrrën realitet duke ngritur në qiellin e Lisbonës trofeun e Champions-it. Por, ai nuk ndihet ende i ngopur dhe vetëm 3 ditë larg startit të Europianit, uria për trofe ka trokitur sërish.

“Në vitet e fundit kam fituar shumë me Bajernin, kam shijuar të gjithë trofetë që janë për t’u shijuar, por gjithashtu ka pasur dhe momente kur gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i mendoja. Botërori në 2018 ishte një zhgënjim i madh i cili djeg edhe sot e kësaj dite”, tha djaloshi. Në një dokumentet për ZDF-në, Kimsih tregoi edhe objektivin e që ka në këtë sezon që vjen.

“Gjithçka do të nisë me Europianin, nuk mund ta fshehim faktin që kemi një skuadër të mirë dhe kompetitive. Tani pritet shumë nga ne, të gjithë tifozët duan të shijojnë një trofe dhe për këtë gjë jemi të dënuar për të fituar Europianin. Sigurisht që, nuk do të jetë e lehtë, pasi që në grup na duhet të ndeshemi me Francën dhe Portugalinë.

Dy kundërshtarë të cilët do të na e bëjnë shumë të vështirë jetën. Por, do ne do të japim 11 trofe ka fituar Joshua Kimish me Bajernin e Mynihut. 6 kampionate, 1 Champions, 3 Kupa Gjermanie, një Kupë Bote për klube dhe një Kupë Konfederate. gjithçka dhe nëse futemi në fushë me mentalitetin e duhur, jam i bindur që do të shkojmë larg”.

RRUGA DREJT HISTORISË

I lindur në Rotvail të Gjermanisë, Kimish vjen nga një familje mesatare. Në 2 janar të janar të 2015, familja Kimish do të merrte lajmin më të madh, Joshua iu bashkua Bajernit duke firmosur një kontratë 5-vjeçare. Rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë gjithmonë një autostradë edhe pse ai gjithmonë e ka bërë që të duket e tillë. Prapa saj fshihen ditë të tëra pune dhe sakrifice. “Në jetë askush nuk të fal asgjë, duhet ta meritosh”, tregon ai në dokumentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat